Ishte shumë pranë firmës me Vllazninë, por Rubin Hebaj është zyrtarisht lojtar i Elbasanit. Pas transferimit të Edoli Lukokit, verdheblutë janë kujdesur edhe për një tjetër firmë. Bëhet fjalë sulmuesin shkodran, që u largua para kohe nga Tobol në Kazakistan. Ledjo Tresa ndërkohë është po ashtu një tjetër lojtar, që do të prezantohet dhe shton forcat e ekipit të Ivan Gvozdenoviç.
27-vjeçari shkodran ka luajtur më parë me Teutën, Vllazninë dhe Partizanin në Abissnet Superiore. Elbasani përforcon kështu repartin ofensiv.
Hebaj regjistron 105 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Nga ana e tij janë shënuar 22 gola.
Në prag janë ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës. Aty ku verdheblutë do të kenë paraqitje historike.


