Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAncelotti dhe Tuchel për të thyer një tabu, 26 trajnerë të huaj...

Ancelotti dhe Tuchel për të thyer një tabu, 26 trajnerë të huaj në Kupën e Botës

Më shumë se gjysma e kombëtareve kanë zgjedhur një teknik të huaj në stol. Carlo Ancelotti me Brazilin dhe Thomas Tuchel me Anglinë janë favoritë për trofeun e lakmuar.

Sa kombëtare e kanë fituar Botërorin me një trajner të huaj në stol? Asnjë. Po: zero. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë provuar, por askush nuk ka pasur fatin të ngrejë lart as Kupën Rimet (gjithmonë një trofe i Brazilit) dhe as Kupën FIFA nga 1974-a. Asnjë trajner nuk ka lindur në vendin e ekipit fitues.

Jemi prej vitesh në epokën e globalizimit, që bën një lojtar të ndërrojë kombëtare nga njëra ditë në tjetrën, apo që mund të zgjedhë mes 3 fanellave të ndryshme.

Historia na tregon për dy trajnerë që kanë shkuar shumë afër “profetit jashtë atdheut”. Njëri është Ernst Happel, magjistari austriak që në 1977-ën u thirr nga Federata e Holandës për të vazhduar punën e Rinus Michels dhe të prishur pjesërisht nga drejtime të ndryshme mes dy Botërorëve 1974 dhe 1978.

Happel, pa Cruyff, e çoi skuadrën në finalen e Buenos Aires kundër të zotëve të shtëpisë, ku humbi për një gol të shpërdoruar në fund dhe për shumë kushtëzime të jashtme në shtesë.

Pak kujtojnë George Raynor, anglezin nga Wowmbell, vitlindja 1907, që ishte trajner i Suedisë në Botërorin e shtëpisë 1958, me kampionë si Gren, Nordahl e Liedholm. Ajo skuadër u mund në finale 5-2 nga Brazili i Pele.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments