Saturday, March 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të transferohet në Poloni, për...

E BUJSHME/ Sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të transferohet në Poloni, për 5 milionë euro

Arbër Hoxha shënoi golin e vetëm për Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e “play-off” përballë Polonisë, të cilën polakët e fituan 2-1. Pavarësisht se ai gol nuk ndihmoi që sfida të fitohej, mesa duket i ka dhënë një dorë karrierës së Hoxhës.

Në Poloni po flasin për një transferim të bujshëm të sulmuesit kuqezi te Widzew Lodz. Sipas medias polake “meczyki.pl”, klubi ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, është gati që të paguajë miliona për Hoxhën.

Sipas mediumit të mësipërm ky cilësohet si një “transferim i jashtëzakonshëm”, duke vënë në dukje edhe golat e asistet e shqiptarit me Dinamo Zagreb, ekip ku aktizohet momentalisht.

Raportohet se klubi polak dhe ai nga Zagrebi kanë biseduar për një transferim të mundshëm. Widzew Lodz është gati të shpenzojë 5 milionë euro, teksa tashmë i mbetet Dinamos së Zagrebit që të vendosë, nëse do ta pranojë ofertën apo jo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments