Sunday, March 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Vllaznia futsal e nis si kampione kampionatin e ri. Fiton 8-1...

VIDEO/ Vllaznia futsal e nis si kampione kampionatin e ri. Fiton 8-1 në ndeshjen e parë

Vllaznia futsal e ka nisur “me vrull” kampionatin e ri. Kampionia në fuqi e vendit, e ka fituar ndeshjen e parë të kampionatit të ri me shifra të thella ndaj ekipit të Forcave të Armatosura. Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga kuqeblutë me rezultatin 8-1.

Ekipi shkodran ka dominuar nga fillimi e deri në fund dhe nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Protagonisti kryesor i takimit të sotëm ka qenë futbollisti Ari Djepaxhia i cili ka shënuar tre gola. Ndërkohë futbollisti tjetër Saimir Hyseni ka shënuar 2 gola.

Tre golat e tjerë mbajnë për autorë futbollistët Alsid Tafili, Semir Gokaj dhe Denis Çokaj. Përfundimisht 8-1 për Vllazninë që e nis kampionatin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Po në kuadrin e javës së parë të kampionatit, Flamurtari ka fituar ndaj ekipit Jata Market me shifrat 10-4. Në javën e dytë të kampionatit, Vllaznia do të luajë në Tiranë pikërisht ndaj ekipit Jata Market ky synimi është një dhe i vetëm: Fitorja.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments