Monday, March 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Çmenduri para ndeshjes së Italisë, ballkonet e shtëpive pranë stadiumit jepen...

VIDEO/ Çmenduri para ndeshjes së Italisë, ballkonet e shtëpive pranë stadiumit jepen me qira për shifrën e majme

Italia ka humbur 2 Botërore dhe ka 12 vjet që pret për të luajtur sërishnë  këtë turne madhështor. Por më parë duhet të mposhtë Bosnjën Hercegovinën nesër në mbrëmje.

Të gjitha biletat janë shitur në kohë rekord dhe nesër në orën 20:45 në stadiumin ‘Bilino Polje’, priten rreth 15.600 tifozë. Ata që nuk kanë mundur të sigurojnë biletë, kanë gjetur mënyra të tjera alternative.

Banorët që jetojnë pranë stadiumit kanë nisur të japin me qira ballkonet e shtëpive të tyre, duke i kthyer në “tribuna të improvizuara”.

Sipas raportimeve, çmimet për një vend në këto ballkone arrijnë deri në 500 euro, një shifër e lartë që tregon etjen e tifozëve për të qenë sa më pranë një ndeshjeje kaq vendimtare. (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments