Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Vllaznia beson sërish tek Lirim Kastrati. Rinovon me të dhe i...

MERKATO/ Vllaznia beson sërish tek Lirim Kastrati. Rinovon me të dhe i uron rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë

Sherif Kallaku ishte i pari që firmosi rinovimin me Vllazninë. I dyti është një tjetër emër i rëndësishëm. Bëhet fjalë madje për një nga lojtarët më të mirë të kësaj skuadre, Lirim Kastrati. Për fatin e tij të keq ai u pat dëmtuar në ndeshjen ndaj Egnatias dhe nuk ndihmoi skuadrën në këtë fund- sezoni.

Megjithatë, lojtari dhe klubi kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në sezonin e ri, kuptohet duke shpresuar që ai të riaftësohet sa më shpejt pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka bërë në gjurin e tij. Shpresat janë që me fillimin e sezonit të ri, të jetë në fushë dhe për këtë arsye tek Vllaznia duan t’i besojnë.

Lajmin e rikonfirmimit të kontratës së re edhe me këtë lojtar, e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran pak minuta më parë kur shkruan:

“LIRIM KASTRATI PJESË E VLLAZNISË EDHE NË SEZONIN E RI

KF Vllaznia bën të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin Lirim Kastrati edhe për sezonin e ardhshëm. Njëkohësisht i urojmë një rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments