“Kur dy skuadra hyjnë në një ndeshje me këtë ide futbolli, atëherë ndodh pikërisht kjo. E kisha ndjesinë që një ndeshje e tillë ishte e mundur. Natyrisht, kur pëson 5 gola jashtë fushe, zakonisht gjysmëfinalja mbyllet. Sidoqoftë, ne shënuam 4 gola, mund të kishim shënuar një, dy, madje edhe tre të tjerë.
Tani e dimë; ndeshja e kthimit është në shtëpi dhe duhet ta fitojmë. Këtë e bëjmë shpesh aty dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, besimi është padyshim aty. Në përgjithësi, gjithmonë kishim ndjesinë se mund të ishim të rrezikshëm. Shpesh shkonim shumë shpejt përpara portës së PSG-së, me pak posedim.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, ishim të cenueshëm ndaj kundërsulmeve, të cilat nuk i mbrojtëm mjaftueshëm mirë në pjesën e dytë. Megjithatë, 4 gola në Paris tregojnë se dimë të shënojmë. Dhe do ta tregojmë sërish në shtëpi.
Kemi një javë për të punuar mbi gjërat që duhet të përmirësojmë. Besimi është 100%, ashtu si edhe ndjesia. Na duhen tifozët dhe mbështetja e tyre me të njëjtin pasion që kishim kundër Real Madridit”./telesport/


