Italia u befasua nga Bosnjë Hercegovina e cila i shuajti ëndrrën për të shkuar në Botëror. Pas këtij eliminimi të dhimbshëm, kreu i delegacionit italian, Xhanluixhi Bufon po bëhet gati për tu larguar nga posti i tij.
“Për të bërë vlerësime të duhura, do të na duhet të marrim kohën e nevojshme dhe sezoni sportiv përfundon në qershor. Ajo që mund të them tani është se për tre muajt e ardhshëm, do të mbetem në dispozicion të FIGC-së, e cila më ka besuar…
Qëllimi më i madh ishte të shkoja në Amerikë, dhe kjo vërtet dhemb dhe rrezikon të bëjë të mendosh në një mënyrë të shtrembëruar dhe të paqartë. Dhe këtu ndalem…”, përfundoi ai.


