Wednesday, April 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPresidenti Gravina: Dorëheqja ime? Vendos Këshilli Federal. Trajneri Gattuso duhet të qëndrojë

Presidenti Gravina: Dorëheqja ime? Vendos Këshilli Federal. Trajneri Gattuso duhet të qëndrojë

Në sallën e shtypit në Zenicë, pranë Gennaro Gattuso, presidenti federal Gabriele Gravina u shfaq i zymtë: “I kam kërkuar të qëndrojë, është një trajner i madh.

Nuk keni parë momentin e madh njerëzor në dhomat e zhveshjes mes tij dhe djemve, me të cilët ka harmoni të madhe. Kanë qenë heroikë, dhanë gjithçka. Mund të bëni vlerësimet tuaja, por pjesa teknike duhet ruajtur”.

Për të ardhmen e tij: “Ekziston Këshilli Federal, aty do të bëhen vlerësimet. Kam thirrur një mbledhje për javën tjetër. E kuptoj kërkesën për dorëheqje, jam mësuar, por vendimet do merren aty”. Për arbitrin: “Disa vendime meritonin më shumë analizë, por duhet të reflektojmë me kthjelltësi”.

Për krahasimin me sportet e tjera: “Futbolli është profesionist, të tjerët janë amatorë. Disa janë sporte shtetërore. Jemi në krizë, duhet reflektim edhe nga politika. Përgjegjësia është e imja, por kjo nuk duhet të zbehë atë që bënë djemtë, të cilët meritojnë respekt”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments