Wednesday, April 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFutbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur i FIFA-s

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur i FIFA-s

Zi në futbollin shqiptar teksa mësohet se është ndarë nga jeta ish gjyqtari i njohur i FIFA-s, Hiqmet Kuka.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që përmes një postimi në kanalin zyrtar, njofton vdekjen e të ndjerit duke i shprehur ngushëllimet familjes.

Në facebook-un e tij, kreu i FSHF-së shkruante: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hiqmet Kukës, një prej emrave më të shquar të arbitrimit shqiptar dhe një figurë që i dha shumë futbollit tonë.

Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe profesionalizmi që e karakterizonte do të mbeten një referencë për brezat e rinj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuka, miqve dhe gjithë komunitetit të arbitrimit. U prehtë në paqe!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments