Thursday, April 2, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLMERKATO/ Vllaznia merr edhe një tjetër lojtar amerikan. Do tentojë deri në...

MERKATO/ Vllaznia merr edhe një tjetër lojtar amerikan. Do tentojë deri në fund fitimin e titullit kampion

Vllaznia e basketbollit të meshkujve vijon përpjekjet e saj për të qenë një ekip pretendent për fitimin e titullit kampion të këtij sezoni. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e saj kanë bërë realitet sot marrjen e një tjetër basketbollisti me të cilin do të forcohen edhe më shumë në prag të ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Bëhet fjalë për David Murray. Ai është i njohur për kampionatin shqiptar sepse ka luajtur së fundmi me ekipin e Kamzës në rolin e qendrës. Sot ka qenë dita e fundit e transferimeve në basketbollin shqiptar dhe si rrjedhojë Vllaznia e ka bërë realitet marrjen e tij. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku shkruhet:

“David Murray është zyrtarisht pjesë e familjes sonë!

Në ditën e fundit të merkatos, ai i bashkohet ekipit nga Kamza, si një nga qendrat më dominante në kampionatin shqiptar këtë sezon.

Statistikat e tij: 21.2 pikë për ndeshje, 9.4 rebounde, 1.9 asist, 1.3 blloqe. Mirë se vjen, David!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments