Stavro Pilo ishte risia e madhe e Kombëtares në muajin mars. Futbollisti i lindur në Rodos të Greqisë, por me origjinë shqiptare, u ftua nga trajneri Silvinjo.
Shqipëria e mbylli pa sukses rrugëtimin drejt Botërorit. Në anën tjetër, Pilo luajti te të dyja ndeshjet.
Fillimisht u aktivizua nga stoli ndaj Polonisë, më pas si titullar përballë Ukrainës. Sot ka ardhur edhe reagimi i tij i parë.
“Ftesa e parë për Shqipërinë. Rrugëtimi për Kupën e Botës mbaron këtu për ne, por jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe i uritur për çfarë vjen përpara”, shkruan Pilo në rrjetet e tij sociale.v


