Tuesday, April 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPremio 'e çmendur' në Vlorë, presidenti Idrizi vendos 100 milionë për të...

Premio ‘e çmendur’ në Vlorë, presidenti Idrizi vendos 100 milionë për të mundur sot Tiranën

Java e 30-të e Superiores do të nisë sot me sfidën që do të luhet në stadiumin e Vlorës në mes Flamurtarit dhe Tiranës, duke nisur nga ora 19:00. Një ballafaqim shumë interesant dhe njëkohësisht shumë përcaktues për të dy skuadrat.

Në Vlorë e kanë marrë shumë seriozisht sepse e konsiderojnë si “trenin e fundit” për të siguruar qëndrimin në Superiore. Dhe për ta arritur këtë gjë, presidenti Sinan Idrizi ka menduar t’i motivojë futbollistët e tij duke i akorduar një super- premio.

Nuk janë pak, por plot 100 milionë lekë për “kokën” e Tiranës. Në ndeshjen e sotme kërkohet vetëm fitorja. Nëse arrijnë triumfin skuadra jo vetëm do të rikthehet në garën për mbijetesë po edhe do të shpërblehet nga ana financiare.

Flamurtari aktualisht është në vendin e fundit me 24 pikë, ndërsa Tirana gjendet në vendin e parafundit me 27 pikë po aq sa edhe Vora. Rivalët direkt janë tri pikë larg, ndaj objektivi i Flamurtarit është parakalimi i Tiranës për t’i marrë pastaj ndeshjet me radhë. Jo vetëm premio por edhe grumbullim jashtë Vlorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments