Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperiorja, sot e gjithë vëmendja tek Partizani- Vllaznia

Superiorja, sot e gjithë vëmendja tek Partizani- Vllaznia

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Partizani-Vllaznia pritet të jetë kryesfida e ditës së sotme në Abisnet Superiore,e vlefshme për javën e 30-të.

Ndeshja është programuar për tu luajtur në stadiumin “Arena e Demave” në orën 17:00,dhe do të vërë përballë dy skuadra që vijnë me synimet e qarta për të marrë maksimumin.

Partizani vjen në këtë duel si skuadra e momentit pasi në javët e fundit kan tre fitore dhe dy barazime.

Në prag të sfidës në konferencën e së premtes,trajneri Oltion Kërnaja theksoi se në 90 minuta do të luhet për fitore për tu afruar më shumë ambicieve për titullin kampion.

Edhe pse statistikat nuk i ka në favor,Kërnaja beson se me Vllazninë do të vij kthesa e shumëpritur.

Sakaq në kampin e Vllaznisë jan të vetëdijshëm se një frenim i radhës,ku më vonë Elbasani do të luaj në kryeqytet me Dinamon do të ishte një ndales e rrezikshme,pasi distanca me pikë sa vjen e ngushtohet dhe gara vijon të mbetet e hapur,kur kan mbetur dhe shtatë javë drejt përfundimit,përpara se katër skuadrat finaliste tu drejtohen “Final Four”.

Po ashtu edhe sfida Egnatia-Bylis luhet për objektiva të rëndësishëm. Skuadra e Edlir Tetovës është ende në pozita të favorshme për të siguruar një vend drejt zonës “Final-Four” ndërsa Bylis do të kërkoj të përfitoj nga ndalesa e Tiranës në Vlorë për të mbajtur fort vendin e shtatë që i siguron dhe qëndrimin në Abisnet Superiore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments