Vllaznia dëshiron të kthejë në Shkodër titullin kampion pas 25 vitesh mungesë.
Kryebashkiaku Benet Beci i ka motivuar kuqeblutë para supersfidës me Partizanin duke i premtuar 150 milionë lekë nëse Vllaznia fiton titullin kampion. Mesa duket shkodranët kanë kopjuar Bashkinë e Tiranës e cila më përpara ka ofruar të njëjtin shifër për Partizanin dhe Tiranën nëse shpalleshin kampione.
Njoftimi i plotë
Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti.
Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë.
Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.
Forca djem!
E gjithë Shkodra është me ju!


