Monday, April 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORES’ka kohë për festë, mendja e Vllaznisë shkon tek kupa

S’ka kohë për festë, mendja e Vllaznisë shkon tek kupa

Shkruar nga Endri ÇINARI

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Partizanit, duke u imponuar me rezultatin 0-2. Ky sukses i jep skuadrës shkodrane tri pikë të vlefshme dhe e mban në vendin e parë në renditje, me një diferencë prej dy pikësh nga Egnatia e vendit të dytë.

Megjithatë, nuk ka kohë për festë. Menjëherë pas ndeshjes në kampionat, vëmendja e kuqebluve është zhvendosur te Kupa e Shqipërisë, ku i pret gjysmëfinalja e parë ndaj Dinamos në transfertë.

Përballja ndaj Dinamos pritet të jetë një tjetër test i vështirë. Skuadra e drejtuar nga Martini ka objektiva të qarta këtë sezon, duke synuar si kampionatin ashtu edhe Kupën, çka e bën këtë duel edhe më të fortë.

Te kuqeblutë synimi është i qartë: të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe të mbajë të hapur garën për një vend në finale. Stafi teknik pritet të menaxhojë me kujdes skuadrën, duke pasur parasysh ngarkesën dhe rëndësinë e ndeshjeve në këtë fazë të sezonit.
Në këtë moment, Vllaznia kryeson kampionatin dhe mbetet në garë për Kupën, me objektiva të qarta në të dyja kompeticionet.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments