Egnatia dhe Elbasani kanë lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi kanë barazuara 1-1 në ndeshjen e parë në Rrogozhinë.
Ka qenë një ndeshje e luftuar, që prodhoi më shumë lojë e raste në pjesën e parë të saj, ku u shënuan edhe të dy golat e kësaj sfide. Ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën më shumë që të mos pësonin për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, duke bërë që dueli të mbyllej me këtë barazim 1-1.
EGNATIA-ELBASANI 1-1
5′ Sota / 44′ Ze Gomesh
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+3’ K. Kasa merr vendin e Lajthisë në radhët e Elbasanit.
90’+2’ Bakajoko ka dy herë mundësi brenda pak sekondash të shënojë, por fillimisht ndalet nga Totoshi e më pas nuk ka kontaktin e duhur me topin. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
88’ Diallo niset në sulm në të djathtën, gjuan por ndalet nga Tandilashvili. Ai vihet përsëri në kontroll të topit duke pasuar te Abas, i cili gjuan dhe çon topin në duart e portierit. Në fund aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
79’ Xheferson, Bakajoko dhe Haime hyjnë në fushë në vend të Albaneze, Ruçit dhe Fangajt tek Egnatia.
72’ Tsague dhe Diallo hyjnë në fushë në vend të Ze Gomesh dhe Boje në radhët e Elbasanit.
71’ Predhë e Fangajt në pozicion ballor, gjuajtja e tij grushtohet mbi traversë nga Totoshi. (VIDEO)
68’ Goditje dënimi në favor të Elbasanit që ekzekutohet nga Musta, i cili fillimisht godet murin mbrojtës e më pas harkon direkt në duart e portierit. (VIDEO)
64’ Buriç dhe Selmani marrin vendin e Adjesa dhe Grudës në radhët e Egnatias.
63’ Pasim i shkëlqyer i Fangajt nga e djathta për Adjesa, i cili devijon mbi traversë. (VIDEO)
62’ Lajthia nga e djathta nis topin në qendër për Ze Gomesh i cili nuk kontrollon siç duhet dhe humb mundësinë për të gjuajtur në portë.
54’ Presing i lartë i Elbasanit, që nuk lejon Egnatian të organizohet dhe dalë drejt sulmit.
51’ Tension mes Sotës dhe Ze Gomesh pas një faulli në dëm të mbrojtësit, Grimci e zgjidh me këshillim për të dy. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime nga ekipet.
45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45’+7’ Musta ndëshkohet me karton të verdhë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
44’-45’+6′ GOOOL ELBASANI! Fangaj humb topin në mesfushë dhe Boje nis kundërsulm, duke pasuar më pas te Ze Gomesh. Sulmuesi nuk e ka të vështirë të dërgojë sferën në rrjetë duke mposhtur Tandilashvili. Dyshime për pozicion jashtë loje të sulmuesit, me VAR që kontrollon për 7 minuta pamjet për të akorduar golin. (VIDEO)
42’ Edhe Lajthia provon në anën tjetër me një harkim nga e djathta, Tandilashvili del dhe kontrollon sferën. (VIDEO)
41’ Sota del në ndihmë të sulmit dhe nis një harkim në zonë për Adjesa, por çon sferën direkt në duart e Totoshit.
36’ Pas një goditje dënimi të Elbasanit nga e majta e sulmit, Xhemajli me kokë devijon drejt portës së tij por Tandilashvili me një devijim e pastaj shtylla shmangin autogolin. (VIDEO)
33’ Albaneze përgjigjet në krahun tjetër, me një aksion të ngjashëm në të majtën, por duke çuar topin direkt te Totoshi.
32’ Loukili shfaqet përsëri në krahun e djathtë, hyn në zonë në fundore dhe pason në qendër për Boje, i cili nuk ia del të devijojë drejt portës.
31’ Loukili nis një pasim të mirë te Lajthia i cili gjuan menjëherë por pa shumë forcë dhe Tandilashvili kontrollon. (VIDEO)
25’ Loukili harkon një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, askush nuk ia del të devijojë para Tandilashvilit dhe sfera shkon në fundore.
17’ Musta provon të depërtojë në krahun e majtë, Gruda dhe Fangaj e ndalojnë pa i dhënë mundësinë të gjuajë në zonë.
14’ Top në thellësi për Ze Gomesh, i cili nuk ia del të devijojë me kokë para Tandilashvilit.
12’ Vazhdon të rrezikojë Elbasani me goditje këndi radhazi, në kërkim të një hapësire për të barazuar shifrat.
11’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon rrezikshëm në zonën e vendasve,
10’ Manellari gjuan përsëri nga distanca, këtë herë është Tandilashvili ai i cili grushton mbi traversë. (VIDEO)
7’ Manellari provon të gjejë barazimin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera devijohet përsëri jashtë. (VIDEO)
5’ GOOOL EGNATIA! Pas një goditje nga këndi, Sota me kokë tund rrjetën e portës së Totoshit. (VIDEO)
3’ Të dy skuadrat provojnë me topin e gjatë, por si Tandilashvili, ashtu edhe Totoshi dalin nga zona për të shmangur golin.
2’ Musta shfaqet shpejt në të majtën, gjuajtja e tij devijohet në rrjetën e jashtme duke siguruar një goditje këndi për Elbasanin.
1’ Nis dueli në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Sota, Fangaj, Xhemajli, Kryeziu, Fernando, Albaneze, Ruçi, Gruda, Adjesa.
Trajner: Julian Brahja
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, A. Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Ze Gomesh, Boje.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtar: Ditmir Grimci
Asistentë: Egin Doda, Gerald Cenolli
Gjyqtar i katërt: Indrit Myrtja
VAR: Albert Doda
AVAR: Dorjan Maletaj


