Real Madrid po monitoron nga afër një nga lojtarët më në formë të Bayern Munich, pas performancave mbresëlënëse në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve të fundit, klubi madrilen është i gatshëm të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e Michael Olise gjatë afatit kalimtar të verës.
Paraqitjet e tij në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madridit kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të “Los Blancos”, të cilët po kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv me lojtarë kreativë dhe vendimtarë.
Megjithatë, Real Madridi pritet të përballet me konkurrencë të fortë për transferimin e lojtarit, pasi klubet elitare europiane janë gjithashtu në garë për firmën e tij, por natyrisht, edhe Bayern Munich synon që ta mbajë atë në skuadër.


