Tuesday, May 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFlorjan Lata dhe Mario Shazivari përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të...

Florjan Lata dhe Mario Shazivari përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të Europianit U17

Florjan Lata dhe Mario Shazivari janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Kampionatit Europian U17 që do të zhvillohet në Estoni. Dy arbitrat e Abisnet Superiore do të përfaqësojnë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit europian për moshat,ku marin pjesë talentët më premtues të kontinentit.

Përfshirja e Latës dhe Shazivarit në këtë aktivitet konsiderohet një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe për paraqitjet e tyre në sezonet e fundit në futbollin shqiptar.

Besimi i dhënë nga instancat europiane tregon se puna dhe performanca e arbitrave shqiptarë po ndiqet me vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare.

Ky kompeticion pritet të zhvillohet me ritëm dhe intensitet të lartë nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Prania e dy gjyqtarëve shqiptarë në Estoni është një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë të rëndësishme në nivel europian dhe për të rritur më tej profilin e arbitrimit shqiptar në UEFA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments