Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit në fazën play-off të kampionatit

BASKETBOLL/ Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit në fazën play-off të kampionatit

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur sezonin e rregullt me zhvillimin e javës së 22-të dhe tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e fazës para play-off që do të fillojnë shumë shpejt ndeshjet për të përcaktuar dy skuadra e tjera që do të vijojnë garën për fitimin e titullit kampion.

Kështu Besëlidhja dhe Tirana kalojnë direkt në gjysmëfinale, si vend i parë dhe i dytë i sezonit të rregullt. Vllaznia u rendit e treta pas përfundimit të sezonit të rregullt dhe si rrjedhojë do të jetë e detyruar të luajë fazën para play-off.

Kundërshtari i saj do të jetë Teuta e Durrësit dhe ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve do të luhet në Shkodër. E dyta në Durrës dhe nëse është e nevojshme, e treta do të jetë sërish në “Qazim Dervishi”. Sfida tjetër e fazës para play-off është ajo në mes Apolonisë dhe Skënderbeut.

Në rast kualifikimi ndaj durrsakëve dhe në fakt kjo pritet atëherë në gjysmëfinalen e fazës play-off, Vllaznia e drejtuar nga Eni Llazani do të përballet me Tiranën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments