Thursday, April 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pretendente në kampionat dhe Kupë/ Zhivani: Po zhvillon sezon me profil...

Vllaznia pretendente në kampionat dhe Kupë/ Zhivani: Po zhvillon sezon me profil kampioni!

Kampionati këtë sezon e sheh Vllazninë në garë të fortë për titull, me skuadrën shkodrane që kërkon të rikthejë trofeun e munguar prej më shumë se dy dekadash.

Lidhur me këto pretendime, gazetari sportiv Maringlen Zhivani, i ftuar në “MCN TV”, u shpreh se Vllaznia po zhvillon një sezon me profil kampioni, me objektiv rikthimin e titullit në Shkodër pas 25 vitesh mungesë.
 
“Skuadra po tregon stabilitet në rezultate dhe, ndryshe nga sezonet e kaluara, ka krijuar edhe një identitet të qartë loje, duke regjistruar një bilanc pozitiv në ndeshjet direkte. Diferenca kryesore këtë sezon lidhet me menaxhimin e presionit dhe aftësinë për të marrë pikë edhe në ditë jo optimale, duke e karakterizuar Vllazninë si një skuadër më cinike dhe më të pjekur në lojën e saj.

Pesha e pritshmërive mbetet e madhe, pasi mungesa e titullit prej 25 vitesh rrit presionin, sidomos në fazën finale të sezonit, ku vendoset gjithçka për fatin e kampionatit”,-tha gazetari sportiv Maringlen Zhivani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments