Friday, April 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLDuka: Niveli i arbitrimit në Shqipëri? Është në të njëjtin nivel me...

Duka: Niveli i arbitrimit në Shqipëri? Është në të njëjtin nivel me futbollin. Bojkoti nga ndeshjet është i dënueshëm

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, numri 1 i futbollit shqiptar, presidenti Armand Duka është shprehur edhe në lidhje me nivelin e arbitrimit dhe zhurmën e krijuar rreth tyre nga klubet.

“Duhet të themi sa të kënaqur jemi të gjithë, jo nga një episod, jo nga një ndeshje. Padyshim që ka gabime. Unë jam i pakënaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, që nxorri me karton të kuq atë, isha me Realin. Por gjithsesi, s’di të them si ishte vendimi. Ka gabime, por në përgjithësi niveli nuk është më i lartë se futbolli, por në të njëjtin nivel.

Edhe në histori, por edhe në kampionatin aktual, ka skuadra që meritojnë më shumë, por janë më poshtë. Bojkoti nga ekipet? Është gjëja më e keqe, në të gjitha fushat e jetës, por sidomos në këtë lojë. Pa thënë nëse bojkoti vjen nga një vendim i padrejtë apo i drejtë, bojkoti është i dënueshëm.

Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qenë shumë korrekte, që ka bërë të shfaqet në kampionatin e fundit, në të paktën 3 raste në memorien time. 80% e klubeve kanë kërkuar që të jemi më të rreptë me bojkotin, kjo mund të na shkatërrojë më shumë. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë vëmendje”- është shprehur Duka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments