Oriku është ngjitur në Kategorinë e Parë pasi ka triumfuar me shifrat 3-0 ndaj Butrintit në “finalen” e mirëfilltë për vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
Skuadra e Orikut ka dominuar ndeshjen e cila pa si protagonist portierin Bunkhoev. Ky i fundit jo vetëm shënoi saktësisht dy penallti gjatë ndeshjes, por edhe priti një të tillë të Butrintit, ndërsa Mirani shënoi edhe golin e tretë për vendasit.
Si rrjedhojë, Oriku ia doli të kapërcente Butrintin në renditje pikërisht në javën e fundit dhe të siguronte kalimin në Kategorinë e Parë.
Tashmë Butrinti, Bylis B, Partizani B dhe Maliqi do të jenë 4 skuadrat që do të luajnë në play-off për ngjitjen në Kategorinë e Parë.
FINALJA
ORIKU 3-0 BUTRINTI
9′(p), 56′ (p) Bunkhoev, 62′ Mirani


