Vllaznia B është shpallur kampione e Kategorisë së Tretë për edicionin 2025/26. Kuqeblutë e drejtuar nga Brikeno Bizi mposhtën 4 me 2 Albpetrolin në finale. Takimi filloi në orën 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja u zhbllokua me golin e Enez Papajt nga penalltia. Në pjesën e dytë u rezervuan edhe tre gola për ekipin e Brikeno Bizit.
Fillimisht Irdi Zekaj, më pas Aleks Naza dhe Klajti Halili. Tek Albetroli u shënuan dy gola falë penalltive. Autorë ishin Gëzim Hyska dhe Salvador Gjoni për ekipin e Eduart Miços.
Si Vllaznia B dhe Albpetroli do të luajnë në Kategorinë e Dytë përgjatë edicionit të ardhshëm. Në ceremoninë ku u mor trofeu ishte i pranishëm edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që gëzoi me pjesën tjetër.


