Saturday, May 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE PABESUESHME/ Kukësi bie edhe nga kategoria e parë, mundet me penallti...

E PABESUESHME/ Kukësi bie edhe nga kategoria e parë, mundet me penallti nga Bylis ‘B’

Bylisi B ka bërë të pabesueshmen, teksa ka mundur me penallti Kukësin në play-out të Kategorisë së Parë, duke siguruar ngjitjen dhe duke rrëzuar mes amatorëve në Kategorinë e Dytë ekipin verilindor.

Në ndeshjen e luajtur në Vorë, skuadra verilindore u duk se do ngjitej pasi gjeti golin me Bespallën në pjesën e dytë të takimit. Por pikërisht në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Muriç barazoi rezultatin, duke bërë që takimi të shkonte me shtesa.

Edhe aty, Kukësi kishte një shans të shkëlqyer për të mbyllur takimin pasi fitoi penallti. Por Abidun e gaboi atë duke e fluturuar mbi traversë në minutën e 120, për të çuar sfidën te goditjet e penalltive.

Aty, Bylisi B i realizoi të pesta, ndërsa gabimi i Ballhysës te gjuajtja e fundit rezultoi vendimtar, duke i dhënë ekipit ballshiot mundësinë për të luajtur në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërsa njëkohësisht ndëshkojnë Kukësin më rënien në futbollin amator.

REZULTATI

KUKËSI 1-1 BYLIS B

68′ Ballhysa – 90+2′ Muriç

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments