Sunday, May 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlubi turk 'Galatasaray' fton Dua Lipën për festën e titullit kampion, ofertë...

Klubi turk ‘Galatasaray’ fton Dua Lipën për festën e titullit kampion, ofertë prej 2 milionë dollarësh për 4 këngë

Klubi turk i Galatasaray-t i ka bërë një ofertë zyrtare këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa për të performuar në festimet e titullit kampion që pritet të zhvillohen në Stamboll. Sipas raportimeve, oferta kap vlerën e 2 milionë dollarëve për interpretimin e katër këngëve gjatë ceremonisë festive.

Ftesa ndaj artistes shqiptare nuk shihet vetëm si një lëvizje marketingu, por edhe si një simbolikë e lidhur me historinë e klubit. Galatasaray S.K. konsiderohet shpesh si “skuadra e shqiptarëve të Stambollit”, për shkak të rrënjëve të themelimit të saj.

Klubi u themelua në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, djali i rilindësit të njohur shqiptar Sami Frashëri. Kjo lidhje historike me familjen e Frashërllinjve i jep ftesës për Dua Lipën një domethënie të veçantë për tifozët shqiptarë dhe turq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments