Wednesday, May 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbrojtësi shkodran i Udineses Alessio Gjergji zgjidhet në formacionin më të mirë...

Mbrojtësi shkodran i Udineses Alessio Gjergji zgjidhet në formacionin më të mirë të kampionatit italian U16

Shkruar nga Gjergj KOLA

Mbrojtësi shkodran Alessio Gjergji ka bërë një sezon fantastik me ekipin e tij Udinese U16 dhe si rrjedhojë është përzgjedhur në formacionin më të mirë të kampionatit. Padyshim që kjo është një arritje për futbollistin e datëlindjes 2010 që premton shumë për të ardhmen.

Gjergji ka qenë një nga pikat më të forta të mbrojtjes së skuadrës të tij, duke marrë vlerësime maksimale në çdo ndeshje të luajtur dhe madje në disa raste, ai është marrë si përforcim edhe me ekipin U17 të Udineses.

Fakti që ai është pjesë e 11-shes më të mirë të kampionatit, flet qartë për performancën fantastike të tij. Lojtari shtatëlartë që është edhe kontigjent i ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë, vlerësohet maksimalisht për të dhënat e tij në vendin fqinj.

Duket se kemi të bëjmë me një futbollist që nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë, do të jetë një element i rëndësishëm për ekipet ku do të luajë. Pasioni me të cilin ai stërvitet dhe mbështetja maksimale që ka nga familja e tij, e bëjnë Alession të jetë në qendër të vëmendjes ndonëse ende nuk i ka mbushur 16 vjeç.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments