Gjatë ditës së sotme ka patur disa lajme kontradiktore sa i takon çështjes së pankinës të Skënderbeut. E mbetur bosh që pas largimit të Ernest Gjokës, për zëvendësimin e tij janë lakuar disa emra ditët e fundit.
Por ndërkohë sot u lakua shumë emri i ish- trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja. Por në fakt, emri që duket shumë afër emërimit në këtë post është ai i Juljan Ahmatajt.
Burime pranë klubit korçar bëjnë të ditur se bisedimet kanë avancuar dhe në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tij. Kujtojmë që Skënderbeu u ngjit në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm dhe presidenti Takaj ka ndër mend të ndërtojë një skuadër ambicioze.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


