Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Final 4'/ Vllaznia mund të nxjerrë sot dy skuadra nga lufta për...

‘Final 4’/ Vllaznia mund të nxjerrë sot dy skuadra nga lufta për titullin

“Final 4” në Abissnet Superiore sheh të luhet sot ndeshja e parë e javës së dytë të mini-turneut që përcakton titullin kampion në vendin tonë. Në orën 19:00 në “Air Albania” luhet dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias, që do të jetë shumë vendimtar për pretendimet e jo vetëm këtyre dy ekipeve.

Të dy skuadrat shkojnë në këtë duel në kuotë të njëjtë pikësh, 31, por me Vllazninë që ka avantazhin e dy rezultateve në dispozicion për të mbetur para rrogozhinasve pasi ka një bilanc më të mirë në përballjet direkte të sezonit sido që të mbyllet kjo sfidë.

Paralelisht, shkodranët janë të ndërgjegjshëm që me një fitore sot, nxjerrin nga gara për titullin si Egnatian, ashtu edhe Dinamon e cila do ta kishte më pas matematikisht të pamundur për t’i arritur edhe nëse fiton dy ndeshjet e saj.

Ndaj sfida e sotme në “Air Albania” është shumë vendimtare për të tërë fatin e “Final 4”, pasi mund të përcaktojë rrugëtimin edhe të dy ekipeve të tjera në lojë e jo vetëm atyre të cilat përballen sot në stadiumin kryeqytetas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments