Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia zhgënjen edhe ndaj Egnatias, titulli tashmë thuajse çështje e mbyllur

Vllaznia zhgënjen edhe ndaj Egnatias, titulli tashmë thuajse çështje e mbyllur

Në një mbrëmje plot emocione në stadiumin “Air Albania” sfida Vllaznia-Egnatia dhuroi dramë,polemika dhe tension deri në sekondat e fundit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutat e para nuk munguan ndërhyrjet e ashpra.

Gjini u ndëshkua me karton të verdhë për Vllazninë,ndërsa më pas edhe Kryeziu tek Egnatia pa kartonin e verdhë.

Kampionët e Egnatias u shfaqën më kërkues në fillim,duke fituar edhe këndoren e parë të sfidës,ndërsa edhe momentet e tensionit nuk munguan.

Gurishta u detyrua të largohej i dëmtuar pas përplasjes me Aliev,me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të verdhë.

Vllaznia luajti për disa minuta me një lojtar më pak deri në aktivizimin e Malës.

Skuadra e Edi Martinit provoi të reagonte me Dodaj,por tentativa e sulmuesit përfundoi jashtë.

Nga ana tjetër Egnatia u bë disa herë e rrezikshme me Bakajokon dhe Fernandon duke i shkaktuar jo pak probleme prapavijës shkodrane.

Në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi edhe goditja për Vllazninë.

Kryeziu krosoi bukur në zonë dhe Sota dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 0-1 të Egnatias,duke heshtur për momentin tifozët kuqeblu.

Në nisje të pjesës së dytë Edi Martini provoi të ndryshonte rrjedhën e lojës duke aktivizuar Qaton dhe Kuron në vend të Jagos dhe Gjinit.

Vllaznia mori më shumë iniciativë me disa aksione të ndërtuara nga mbrojtja në sulm,por rastet e pastra munguan.

Kallaku provoi nga goditja e dënimit,ndërsa Qato shpërdoroi një mundësi të mirë nga distanca.

Egnatia iu afrua disa herë golit të dytë,teksa Pohls u shfaq vendimtar duke ndalur tentativat e kampionëve,ndërsa Bakajoko humbi një rast të artë për të vulosur sfidën pas një gabimi të Malës.

Në mesin e pjesës së dytë pati edhe pretendime të forta për penallti nga ana e Vllaznisë,pasi Murataj u rrëzua në zonë por arbitri Enea Jorgji lejoi vazhdimin e lojës.

Drama kulmoi në minutat finale ku fillimisht Murataj goditi shtyllën,ndërsa Qato ishte i saktë në vazhdim duke rikthyer baraspeshën mes shpërthimit të tifozëve në “Air Albania”.

Në fund nuk munguan as polemikat teksa Aleksi u ndëshkua fillimisht me karton të kuq,por pas konsultimit me sistemin VAR Jorgji e ndryshoi vendimin duke e kthyer në karton të dytë të verdhë.

Megjithatë duke qenë se ishte ndëshkimi i dytë për lojtarin e Egnatias ai u largua sërish nga fusha me karton të kuq.

Sfida u mbyll pas 11 minutash shtesë,duke konfirmuar edhe një herë se “Final-Four” po dhuron emocione të jashtëzakonshme dhe një garë të hapur deri në fund për titullin kampion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments