me
Braziliani i Egnatias, Fernando, u zgjodh lojtari i ndeshjes në triumfin 1 me 2 që rrogozhinasit regjistrua në “Air Albania” ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:
“Jam shumë i lumtur. Për të gjithë ishte një ndeshje vendimtare e luftuar. Jemi në garë për titullin nëse fitojmë edhe ndeshjen e fundit. Jam shumë i lumtur edhe për titullin si lojtar i ndeshjes.
Tetova e meritonte këtë ndeshje, kemi luajtur edhe për të. Kjo fitore i dedikohet edhe Tetovës, ka fituar dy trofe, i jemi mirënjohës për punën që ka bërë në këto 3 vite.
Kjo skuadër meriton respekt, prej 3 vitesh dominon futbollin shqiptar. Sot kishim besim, futbollistët dhanë maksimumin për të marrë këtë fitore që na afron me titullin kampion”, deklaroi Fernando.


