Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBorshi: U goditëm dy herë në të njëjtën mënyrë, nuk di çfarë...

Borshi: U goditëm dy herë në të njëjtën mënyrë, nuk di çfarë të them

Ergi Borshi foli pas ndeshjes që Vllaznia humbi ndaj Egnatias me rezultatin 1-2 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Martini nuk u paraqit për të dhënë prononcim, ndërsa ishte ndihmësi i tij që u shfaq.

“Ndodhi ajo që nuk e prisnim. Moment hutimi. I kemi marr të dyja gola thuajse njësoj, identik. Kjo gjë na ka ndodhur dhe ndeshjen e dytë në Europë, në Islandë. Dhe sot na ndodhi. Nuk e di a mund t’ja vë fajin suksesit, frikës me pas sukses. Frikës me pa çfarë është përtej limitit. Ndoshta është dhe kjo. Është bërë kohë që nuk kemi fituar. Besoj se ndikon shumë. Duhet mentaliteti i fituesit dhe kampionit.

Ndeshje direkte, teke që nuk të lejojnë të merresh shumë me statistikat e kaluara. Ndeshje teke që nuk dihet asnjëherë. Ishim të pamposhtur nga Egnatia, kur asaj i duhej fitorja e mori. Nuk di çfarë të them.

E përgatitëm ndeshjen që ta presim Egnatian në bllok të mesëm. Menduam të praktikojmë 3-5-2, por kaluam në një 4-5-1. Duke u mbrojtur më shumë në bllok të mesëm dhe duke pritur Egnatian që ta kapnim në kundërsulm me Dodën. T’i jepnim përparësi më shumë krahut të majtë me Jagon dhe Gurishtën duke ardhur në mbyllje. Goli që morëm ishte shumë i lehtë. Si i pari, edhe i dyti. Goli i parë prishi ekuilibrat. Kaluam te plani B duke u bërë ekip më sulmues, me Muratajn.

Provuam, e gjëtëm golin. Por të thashë që më shqetëson marrja e golave shumë. Nuk kishim më opsione në qendër të mbrojtës. Kaluam Drosin mbrapa Nuk është qendërmbrojtës i mirëfilltë.

Ndërrimi i Gjinit ishte i detyrueshëm, përveç kartonit kishte problem në thembër. Gurishta ka thyer hundën dhe besoj do na mungojë një kohë të gjatë. Ishin ndërrime të detyrueshme, që u munduam të arnojmë themi ne. E dhanë efektin. Në fund çfarë vlen është rezultati. Diskutime të tjera janë të tepërta.

Ne kishim përgatitur që Kallaku të shkonte 1 kundër 1 me Sotën dhe Pusi të merrte një prej mesfushorëve, Kryeziun. Ose Krymi nëse do të ishte loja e deklaruar direkt nga krahu. Nëse loja do ndërrohej nga Egnatia nga një krah në tjetrin, do shkonte Pusi ose Çelikoviç. Se Krymi nuk kishte kohë ta përshkonte atë distancë.

Goli ishte detaj i vogël, mungesë përqëndrimi. Nuk di kujt t’ja vendos fajin tamam. Nuk është se Egnatia nuk po rrezikonte që me thënë na vendosi në presion. Kishte qarkullimin e topit, por me vetëçdije. Ne donim t’ja lëmë qarkullimin e topit. Parimi kryesor ishte presingu lart, por ramë nga loja jonë duke iu referuar dy dëmtimeve si Kastrati dhe Bismark. Dy lojtarë të rëndësishëm, që ke bazuar lojën te ata. Vendosja fajin dhe lodhjes të tepër të ndeshjeve. Do detyrohesh të ndryshosh strategji dhe qasje.

Ndjesia e lojtarëve. Trajneri dhe stafi tërheq vëmendjen. E para është ndjesia e lojtarit, që e vendos vetë. A duhet të shkojë, a duhet të rrijë apo të ruajë. Nuk mendoj se ka trajner në botë, që i thotë të gjithë lojtarëve që ‘kthehu ose mos dil para’. Është ndjesia e tij, instikti, eksperienca po ashtu. Lojtari e sheh dhe nuhat çfarë do ndodhë. Në një moment të caktuar nuk del, ose në një moment dhe pse ia ka kërkuar trajneri të mos dalë, del. Se nuk ka trajner që të thotë mos bëj gol.

Qato dhe Mala në stol? Menduam formacionin pak më difensiv, ta prisnim në bllok të mesëm. Të shkonin gjërat si e menduam, të paktën pjesa e parë të mbaronte 0 me 0. Menduam ta godasim Egnatian me Malën dhe Qaton. Drosi është më pozicional dhe më racional. Qato dhe Mala kapin thellësi më shumë. Duke iu referuar edhe shpejtësisë. Ta nisnim që në fillim ashtu, mund të ishte herët. Mund të konsumoheshin pak si Qato dhe Mala”, u shpreh Borshi për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments