Thursday, July 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Gabriel Kulla e nis me një dygolësh dhe asist në miqësore...

VIDEO/ Gabriel Kulla e nis me një dygolësh dhe asist në miqësore me ekipin e parë të Sassuolo-s

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla e ka nisur mbarë aventurën e tij me ekipin e parë të Sassuolo-s. Në të parën ndeshje miqësore që ai është zhvilloi pasditen e sotme në kampingun e Ronzone në Veri të Italisë ku është duke zhvilluar fazën përgatitore, 18 vjeçari që e nisi futbollin tek Akademia “Djelmnia Shkodrane” ka shënuar 2 gola.

Në fakt ka qenë një ndeshje e lehtë pvr ekipin e Sassuolos sepse përballë ka patur një ekip amator si Alta Anaunia, djemtë e drejtuar nga trajneri Aquilani kanë fituar me rezultatin e thellë 22-1.

Golat për skuadrën zijeshile, janë shënuar nga plot 12 futbollistë, mes të cilëve edhe Kulla i cili u aktivizua në pjesën e dytë. Të parin e shënoi pas një goditje këndi dhe topi i ardhur në zonë është goditur saktë me kokë nga sulmuesi i kombëtares U19 të Shqipërisë dhe ka përfunduar në rrjetë.

Pak minuta më vonv, ai merr një top në krahun e djathtë të sulmit të skuadrës së tij dhe ndonëse në pozicion disi të prirët me portën, ka gjuajtur fort dhe topi nuk ka arritur dot të zotërohet nga portieri kundërshtar duke përfunduar sërish në rrjetë. Përpos dy golave, ka dhënë edhe një asist në këtë ndeshje miqësore.

Pra dy gola dhe një asist, jo keq për sulmuesin 18 vjeçar i cili është në mes 30 futbollistëve të grumbulluar nga ekipi i parë i Sassuolo-s në fazën përgatitore të prag-sezonit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments