Thursday, July 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFitore me përmbysje dhe kualifikim, Dinamo ia del ndaj Astanës

Fitore me përmbysje dhe kualifikim, Dinamo ia del ndaj Astanës

Dinamo i ka befasuar të gjithë, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, teksa mposhtën me përmbysje “gjigantin” kazak të Astanës.

Edhe pse e kishin humbur ndeshjen e parë 0 – 1 në “Elbasan Arena”, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja nuk u dorëzua. Ndeshja në stadiumin “Astana Arena” nisi keq për “blutë” e kryeqytetit, teksa Ismaili shkaktoi penallti naive, e përkthyer në gol prej Islamkhan, minuta e 23-të.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin për Astanën. Në pjesën e dytë, ndryshoi gjithçka, “falë” edhe kartonit të kuq për Kazukolovas te vendasit, minuta e 49-të.

Pikërisht nga ky aksion, Dinamo fitoi penallti, konvertuar në gol nga kapiteni Dita. Disa momente me vonë shënoi Hekuran Berisha, përmbysja e madhe.

Në minutat e fundit të kohës së rregull, Koma shpërdoroi rast flagrant përballë portierit rival. Në kohët shtesë, finalizuan për Dinamon Lorenco Vila dhe Koma, 4 – 1 për kryeqytetasit e Shqipërisë.  

Astana 1 – 4 Dinamo

(Islamkhan 23’/Dita 50′, Berisha 62′, Vila 93′ Koma 124′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments