Kevin Zefi do e vazhdojë karrierën te Sligo Rovers. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra u rikthye në Irlandë ku gjeti edhe klub, pikërisht te klubi i elitës.
Kontrata është firmosur deri në fund të sezonit, pra me vlefshmëri deri në nëntor. 21-vjeçari shfaqej te Vllaznia në fundin e vitit të kaluar, por dhe pse stërvitej nuk pati akord mes palëve. Kjo ngaqë lojtari nuk mori dokumentacionin e duhur nga Inter dhe Roma, skuadra me të cilat kishte luajtur kohët e fundit.
I lindur në Dublin, deri tani nuk regjistron asnjë paraqitje me një ekip profesionist. Pra ka luajtur vetëm me moshat ku përmenden Shamrok Rovers, Interi dhe Roma.
Asnjë paraqitje në vitin 2026. Zefi mund të përfshihet në listë që në sfidën e radhës, ndaj Bohemians më 29 maj.


