Problemi në kofshën e majtë duket se mund të kalojë për disa javë dhe Leo nuk e humbet Botërorin amerikan. Pjesëmarrja në Botërorin e 6-të nuk duket në rrezik serioz për Lionel Messi-n. Argjentinasi, i detyruar të linte fushën për shkak dëmtimi të dielën që shkoi, pësoi “tërheqje nga mbingarkesa dhe lodhja muskulore në kofshën e majtë”, – ka bërë me dije Inter Miami.
Një lajm që qetëson tifozët e Argjentinës, të preokupuar për një mungesë të mundshme të kampionit që mbush 39 vjeç në qershor. Vizitat mjekësore kanë përjashtuar problemet serioze. Rikthimi në aktivitetin fizik do të varet nga evoluimi i kushteve klinike.
Trajneri i Inter Miami, Guillermo Hoyos, e ka minimizuar problemin pas ndeshjes, duke pohuar se Messi ndihej i lodhur. Ylli argjentinas është kujdesur shumë për ngarkesën fizike që kur ka shkuar në SHBA në 2023-shin, me stafin teknik që e ka lënë të pushojë gjatë periudhave më intensive të kalendarit.
Messi bëhet kështu gati të luajë Botërorin e 6-të me Argjentinën, që në grup do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.


