Orges Shehi nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Tiranës. Sipas “Panorama Sport”, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke mos gjetur gjuhën e përbashkët.
Bëhet me dije se vazhdimi i bashkëpunimit nuk u arrit, për shkak të termave financiarë si dhe lëvizjeve në merkato. Edhe pse Shehi arriti të përmbushte me sukses misionin duke shpëtuar Tiranën nga kategoria, trajnerit durrsak tashmë i duhet të zgjedhë një aventurë të re, për sa i përket të ardhmes.
Orges Shehi ka në tavolinë një ofertë konkrete nga Prishtina, që kërkon ta afrojë në pankinë si pjesë e një projekti të ri ambicioz.


