Saturday, May 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me probleme dëmtimesh para 'finales' së sezonit

Vllaznia me probleme dëmtimesh para ‘finales’ së sezonit

U mendua se do të ishte “finalja” që do të vendoste gjithçka sa i takon titullit kampion të sezonit 2025-2026, por në fakt përballja e nesërme në mes Vllaznisë dhe Elbasanit do të jetë një “finale në pritje” sepse sytë dhe veshët e të dy skuadrave do jenë të përqendruar tek ajo se çfarë në ndeshjen tjetër Egnatia- Dinamo.

Megjithatë në kampin shkodran duket se e kanë vlerësuar maksimalisht përballjen me elbasanit dhe do të tentojnë ta mbyllin me fitore këtë kampionat. Megjithatë situata edhe psikologjike, por edhe ajo shëndetësore e disa prej lojtarëve nuk është ajo e duhura dhe si rrjedhojë stafi teknik do të hasë në vështirësi për ndërtimin e formacionit.

Kështu përveç Gurishtës me hundë të thyer, por edhe të pezulluar nga Disiplina, në dyshim për aktivizimin është edhe Alexandros Kouro i cili kaloi një situatë kritike në takimin ndaj rrogozhinasve. Nga ana tjetër, në sfidën ndaj Egnatias e ka pësuar edhe një tjetër titullar. Bëhet fjalë për portierin Leon Pohls i cili ka plasur gishtin e dorës në këtë takim dhe prandaj do të mungojë nesër.

Një tjetër lojtar në pikëpyetje është Elmando Gjini i cili po ashtu u largua në pushimin e ndeshjes së kaluar nga fusha për shkak të shqetësimeve që vazhdon të ndiejë në thembrën e këmbës dhe si rrjedhojë ditët e fundit nuk është stërvitur normalisht me skuadrën. Kjo do të thotë se edhe ai është në dilemë për nesër. Pavarësisht këtyre problemeve, Vllaznia duket e vendosur për ta fituar këtë ndeshje dhe për të pritur pastaj nga ndonjë “mrekulli” e Dinamos ndaj Egnatias.

Burimi: Gazeta “SHKODRA Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments