Shkruar nga Gjergj KOLA
Javën e ardhshme do të nisë në Katar Kupa e Botës U17 me pjesmarrrjen e 48 ekipeve të kualifikuara nga të pesë kontinentet. Në mes ekipeve pjesmarrëse është Irlanda dhe pjesë e saj do të jetë edhe një futbollist me origjinë nga Shkodra.
Bëhet fjalë për Richard Ferizaj. I datëlindjes 13 shkurt 2009, ai aktualisht është pjesë e ekipit Bray Wandereres. Luan me të rriturit e këtij ekipi që merr pjesë në “Premier Division” pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, por po spikat me paraqitjet e tij.
Ndërkohë tashmë me kombëtaren e Irlandës, vend ku dhe ka lindur, do të synojë të bëjë më të mirën e tij në Kupën e Botës. Kujtojmë që Irlanda do të jetë pjesë e grupit I bashkë me Brazilin, Tanzaninë dhe Kosta Rikën dhe ndeshjen e parë do ta luajnë pikërisht përrballë Brazilit më 21 nëntor.
Richard Ferizaj luan si mesfushor dhe konsiderohet një lojtar me shumë talent dhe vlerat e tij do të ketë mundësinë t’i demostrojë edhe në këtë eveniment shumë të rëndësishëm që do të zhvillohet në Katar nga data 19 nëntor deri më 13 dhjetor.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”



