Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia rinovon edhe me portierin Pohls

Vllaznia rinovon edhe me portierin Pohls

Sherif Kallaku dhe Lirim Kastrati ishin dy futbollistët e parë nga kontigjenti aktual i kuqebluve të cilët ranë dakord me drejtuesit e klubit për të aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës dhe si rrjedhojë të dy ata do të jenë pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm. Por jo vetëm ata të dy.

Një tjetër lojtar i cili ka rënë dakord që kontrata e tij me kuqeblutë të vazhdojë, ka qenë edhe portieri Leon Pohls. Ai erdhi verën e kaluar në Shkodër nga irlandezët e Shamrock Rovers dhe duhet thënë se ka bërë paraqitje përgjithësisht të mira duke fituar edhe besimin e plotë të stafit teknik, por duke i dhënë edhe skuadrës qetësi.

Ka qenë klubi shkodran që sapo ka njoftuar aktivizimin e opsionit të rinovimit të kontratës edhe me portierin gjerman teksa në faqen zyrtare shkruan:

“VAZHDOJMË EDHE ME LEON POHLS…

KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se kemi rënë dakord me portierin Leon Pohls për të vazhduar bashkëpunimin tonë edhe për sezonin e ardhshëm”.

Leon Pohls ka luajtur në 35 ndeshje të kampionatit që sapo u mbyll dhe në 16 prej tyre e ka mbajtur portën të paprekur duke treguar një formë të mirë dhe rrjedhojë e saj ka ardhur edhe rinovimi. Bashkë edhe me Aron Jukajn, ato garantojnë portën edhe për sezonin e ri të kuqebluve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments