Ekipi kombëtar brazilian u nis nga Rio de Zhaneiro për në Shtetet e Bashkuara, me shpresën për t’i dhënë fund një thatësire 24-vjeçare dhe për të fituar Kupën e Botës për herë të gjashtë.
Nisja e ekipit, i cili u bë gjatë natës, u prit me entuziazëm nga turma dhe me një valë të gjerë mbështetjeje për Nejmarin. Sulmuesi i Santos postoi një foto të bërë para nisjes, ku shfaqet i ulur në qendër të shokëve të tij të ekipit me mbishkrimin: “Të gjithë së bashku”.
Nejmar postoi gjithashtu një imazh të trofeut të Kupës së Botës që është i ekspozuar në muzeun e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), një tregues i qartë i synimit të ekipit kombëtar nën drejtimin e Karlo Ançelotit.


