Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj është shumë pranë rikthimit te Vllaznia. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se negociatat janë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja konsiderohet pothuajse e mbyllur.
Hebaj ka ndërprerë para kohe bashkëpunimin me FC Tobol, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në fund të vitit 2026.
Nga informacionet e siguruara nga “Shkodra Sport”, 27-vjeçari pritet të veshë sërish fanellën kuqeblu, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u sistemuar para zyrtarizimit të transferimit.
Hebaj u transferua te Toboli në shkurt të këtij viti, ndërsa në aventurën e tij në Kazakistan regjistroi 10 paraqitje. Rikthimi i tij do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Vllaznisë në prag të Kupave të Europës.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


