Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETsague i bindur: Mundim edhe Vllazninë dhe dalim kampionë

Tsague i bindur: Mundim edhe Vllazninë dhe dalim kampionë

Qendërsulmuesi Blaise Tsague, rezultoi vendimtar për Elbasanin kundër Dinamos, duke shënuar dopietë brenda 2 minutash në fitoren 3 – 0 ndaj Dinamos. Pas duelit, kamerunasi u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe foli për mediat:  

“Ne punojmë  gjithë kohës, që t’i bëjmë këto lëvizje në stërvitje. Përpiqemi gjithmonë që ne të bëjmë më të mirën. Sa ndikoi kartoni i kuq për rivalin? Jam i bindur që ne do fitonim edhe me forca të barabarta.

Kemi pasur ndeshje që kemi qënë në inferioritet numerik dhe kemi dalë fitimtar në ndeshje. Titulli? Besojmë 100% te titulli. Do japim 200% për fitoren në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë”.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments