Ka zgjatur vetëm 5 muaj aventura e portierit shkodran Kristi Qarri me ekipin e Drenicës në Superligën e Kosovës. Ditën e sotme ka qenë vetë ai i cil vetë potieri 25 vjeçar i cili ka njoftuar “divorcin” me këtë skuadër teksa përmes një postimi në istagram i ka dhënë faleminderit asaj për mundësinë që i dha.
Por bashkë me të e ka mbyllur aventurën e tij tek Drenica edhe një tjetër ish- futbollist i Vllaznisë, pikërisht Victor da Silva. Kjo skuadër e siguroi mbijetesën në Superligë vetëm në javën e fundit të kampionatit dhe sigurisht që të gjithë i janë gëzuar asaj, por duhet thënë se drejtuesit e klubit kanë ndër mend të bëjnë ndryshime të shumta në skuadër.
Si rrjedhojë Qarri ishte ndër të parët që vendosi të largohet, duke qenë se nuk iu dha hapësira e duhur për të luajtur dhe tashmë do të mendojë për ta vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ku t’i garantohen minuta aktivizimi.
Kujtojmë që tek Drenica atë, Victor Da Silvën dhe Fjoart Jonuzin, i mori ish- trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç. Ky i fundit duket se do të vazhdojë të jetë sërish në krye të kësaj skuadre por me ndryshime të shumta në përbërje.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


