Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERinovon edhe Jasmin Çelikoviç, Vllaznia shton numrin e konfirmimeve

Rinovon edhe Jasmin Çelikoviç, Vllaznia shton numrin e konfirmimeve

Jasmin Çelikoviç bëhet futbollisti i pestë që rinovon te Vllaznia. Trajneri Edi Martini duket se është bindur për aftësitë e tij dhe si rrjedhojë ka dashur ta ketë në skuadër edhe për sezonin e ri dhe si rrjedhojë ka bindur drejtuesit e klubit për të aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës edhe për një sezon tjetër.

Edhe mbrojtësi 27 vjeçar ka qenë dakord me një gjë të tillë dhe si rrjedhojë palët kanë shtrënguar duart duke firmosur vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër. Një gjë është bërë e ditur pak minuta më parë nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në faqen zyrtare ku shkruan.

“Jasmin Çelikoviç kuqeblu edhe për një sezon tjetër.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Jasmin Çelikoviç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për sezonin 2026-2027″.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments