FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmuesi Mamadou Tounkara drejt largimit nga Vllaznia?

Sulmuesi Mamadou Tounkara drejt largimit nga Vllaznia?

Te Vllaznia duket se nuk do të ketë qetësi, ndonëse merkatoja e janarit është ende larg. Kjo sepse që prej fillimit të sezonit me skuadrën e parë është bashkuar 19 vjeçari Emmanuel që vjen nga ekipi U19 i Akademisë Vllaznia dhe po luan titullar e së fundi ka ardhur edhe Andi Hadroj.

Por nga ana janë larguar e po largohen disa lojtarë. Pak ditë më parë ka qenë kroati Brajkoviç që i dha lamtumirën kuqebluve, ndonëse nuk kishte luajtur qoftë edhe një minutë në ndeshje zyrtare me ta. Ndërsa tani duket se do të jetë rradha e sulmuesit Mamadou Tounkara për t’u larguar.

Ai ka qenë me skuadrën në Korçë, por është preferuar të jetë as në pankinë nga ana e stafit teknik ndërsa sot Tounkara nuk është parë as në stërvitje me skuadrën. Gazeta mëson se ai nuk ka asnjë problem dëmtimi, por thjesht duket se janë pakënaqësitë e aktivizimit të cilat kanë bërë që ai të mendojë largimi.

Gjithsesi edhe vetë drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë dëshirë “t’i japin duart” sepse nuk ka plotësuar parashikimet e tyre për ta patur si pikë të fortë për repartin ofensiv. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kontrata mes palëve, por me shumë mundësi do të ketë një dakordësi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments