Marash Kumbulla nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Mallorcës. Vendimi është marrë nga klubi spanjoll që ka zgjedhur mos të aktivizojë të drejtën për të blerë mbrojtësin shqiptar nga Roma, për shumën e 8 milionë eurove në total.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Nicolo Schira i cili raporton se Kumbulla do rikthehet shumë shpejt tek klubi që zotëron dhe kartonin e tij, teksa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 26-vjeçarit, vlera e të cilit kap 4 milionë eurot sipas Transfermarkt.
Mbrojtësi kaloi me formulën e huazimit në La Liga, aty ku zhvilloi vetëm 9 paraqitje, kjo për shkak të kalvarit të dëmtimeve që e penguan lojtarin që shfaqte të gjithë potencialin e tij në fushën e lojës.
Kujtojmë se me rënien nga kategoria të Mallorcës, skuadra do t’i përfshihet një revolucioni total, pasi pranë largimit është dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.


