Pas rinovimit të trajnerit Edi Martini, një tjetër pjestar i stafit teknik të Vllaznisë bën të njëjtën gjë duke hedhur firmë në kontratën e re të ofruar nga klubi shkodra dhe si rrjedhojë do të vijojë të jetë pjesë e kuqebluve.
E kemi fjalën për zëvendëstrajnerin Ergi Borshi. Krahu i djathtë i Martinit do të vijojë në të njëjtin pozicion sërish sepse drejtuesit e klubit e vlerësojnë maksimalisht atë për punën që bën dhe formimin e tij. Kujtojmë që së fundi, Borshi ka nisur edhe kursin për të marrë licensën UEFA PRO, çka do të thotë se ai është duke investuar për të ardhmen.
Në këto rrethana, edhe te Vllaznia janë shumë të kënaqur dhe prandaj e kanë mbajtur sërish në stafin teknik. Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një postimi të saposhpërndarë nga vetë klubi shkodran ku thuhet:
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me zëvendtrajnerin Ergi Borshi. Ai do të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë edhe në vijim”.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


