Me kalimin e ditëve detaje mjaft interesante tregojnë qartë se mes lojtarëve dhe stafit teknik ka munguar bashkëpunimi. Sipas medieve gjermane mësohet se një grup dyshifror lojtarësh të kryesuar nga Kimmich nuk kanë preferuar që të trajtohen nga fizioterapisti i kombëtares gjermane.
Në Winston-Salem, shumë pranë kampit bazë të Gjermanisë, kishte hapur një zyrë të përkoshme Dr.Jürgen Siegele. Themeluesi i “Bottwartal therapy”, i cili është mjaft popullor në Gjermani pasi njihet për qendrën e rehabilimit që ka në Großbottwar pranë Stuttgart.
Dr.Jürgen Siegele kishte besimin e plotë të disa lojtarëve, të cilët preferuan që ta merrnin me vete në SHBA pasi nuk kishin besim në aftësitë e stafit të mjekëve të marrë nga Federata Gjermane e Futbollit.
Si kurrë më parë Gjermania e Nagelsmann regjistroi një formë të dobët në ndeshjet e zhvilluara në finalet e një Botërori. Sipas statistikave ekipi i Nagelsmann vuajti shumë nga mungesa e përgatitjes fizike pasi në të tre ndeshjet në grupe (ku u përballën me Kuraçaon, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin) katër herë kampionët e Botës mbyllën ndeshjet me përqindje të ulët duelesh fizike të fituara. Në të tre ndeshjet shifra ishte nën 50%!


