Nuk është vetëm njëri, por të dy Uldedajt. Pas Sokolit, ka firmosur edhe Simoni. Vllaznia ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të prezantuar këto dy futbollistë “binjakë” 17 vjeçarë.
Nuk u ka bërë të ditur emrat, edhe videoja e prezantimit është e njëjtë ashtu siç është e njëjtë edhe ngjashmëria fizike (këtu zë vend ajo shprehja “si dy pika uji”. Dallimi i vetëm është numri në fanellë. Sokoli është prezantuar në listën e federimit në UEFA me numrin 44, ndërsa Simoni me numrin 66.
Të dy ata tashmë do të jenë edhe zyrtarisht pjesë e Vllaznisë dhe duket se drejtuesit e klubit po vazhdojnë t”i besojnë produktit të Akademisë së tyre. Firmat me dy vëllezërit binjakë 17 vjeçarë e tregojnë më së miri këtë gjë.
Nëse Sokoli luan në krahun e majtë dhe është një mesfushor me tipare sulmuese, Simoni luan në rolin e mbrojtësit të djathtë. Një kompletim krahësh dhe vlerash dhe Vllaznia duket se ka bërë “bingo” me to.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


